Keni dhimbje koke gjatë shtatzanisë? Ja çfarë duhet të dini në lidhje me medikametet që mund të përdorni ose jo.
Përsa i përket dhimbjeve të kokës gjatë shtatzanisë, fillimisht këshillohet të përdoret mënyra e lehtësimit të dhimbjes me anën e masazhit apo agopunkturës, duke evituar gjithashtu faktorët ambientalë të cilët e stimulojnë me tepër atë.
Nëse këto metoda nuk rezultojnë efikase, mund të mbetet si alternativë paracetamoli, i cili ka veti anti-inflamatore dhe anti-dhimbje.
Nëse edhe ky medikament nuk do të lehtësonte dhimbjet e kokës, mund të mbetej si alternativë përdorimi i anti-inflamatorëve jo steroidë si aspirina, ibubrofeni dhe indometacina. Kujdes me përdorimin e tyre gjatë trimestrit të parë, të cilat duhet të evitohen, sepse mund të shfaqin pasoja negative në qarkullimin kardiak të fetusit.