Të paktën 25 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu gjatë natës në shumë rajone të Rripit të Gazës.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtria izraelite kreu sulme ndaj rajonit Deir Al-Balah, kampeve të refugjatëve Nuseirat dhe Al-Maghazi si dhe ndaj rajonit Al-Zawaida në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas raportimeve paraprake në sulme kanë humbur jetën të paktën 25 palestinezë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Avionët luftarak izraelitë goditën xhamitë "Al-Muhajireen" dhe "Al-Sahaba" në kampin e refugjatëve Al-Maghazi dhe xhaminë Al-Furqan në Deir Al-Balah.

Po ashtu bëhet e ditur se objektiv i avionëve luftarakë izraelitë ka qenë edhe shoqata "Al-Salah"e cila ndodhet në kampin e refugjatëve Al-Maghazi.

Nga një helikopter i ushtrisë izraelite u hap zjarr intensiv me mitralozë në lindje të Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite shënjestroi me mjete ajrore pa pilot (dronë) një shtëpi të familjes palestineze "Tahrawi" në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Tanket e ushtrisë izraelite lëshuan shumë predha artilerie ndaj kampeve të refugjatëve Al-Bureij, Nuseirat dhe Al-Maghazi të cilët ndodhen në pjesën qendrore të Rripit të Gazës./aa