Studiuesit vlerësuan se rreth 16,990 njerëz në gjashtë vende – Francë, Belgjikë, Itali, Spanjë, Turqi dhe SHBA – mund të kenë vdekur pas marrjes së një ilaçi gjatë situatës koronare katër vjet më parë.
Hidroksilklorina është një shkak i mundshëm i vdekjes së pothuajse 17,000 njerëzve që e morën atë gjatë valës së parë të COVID-19, njoftuan studiuesit francezë në një studim të ri.
Ilaçi kundër malaries i përdorur nga ish-Presidenti Trump për të parandaluar koronavirusin iu dha disa pacientëve që u shtruan në spital me COVID-19 gjatë valës së parë të pandemisë, “megjithë mungesën e provave që dokumentojnë përfitimet e tij klinike”, vunë në dukje studiuesit në punimin e tyre, botuar në revistën Biomedicine & Pharmacotherapy.
Kjo shifër vjen nga një studim i botuar në revistën shkencore Nature në 2021, i cili raportoi një rritje prej 11 për qind të shkallës së vdekjeve të lidhura me përshkrimin e hidroksilklorinës kundër COVID -19, për shkak të efekteve të mundshme negative, siç janë çrregullimet e ritmit të zemrës dhe përdorimi i saj në vend të barnave të tjera efektive.
Studiuesit nga universitetet e Lionit në Francë dhe Quebec në Kanada analizuan të dhënat për shtrimet në spital për shkak të COVID në secilin prej gjashtë vendeve, ekspozimin ndaj hidroksilklorinës dhe rrezikun relativ të rritur të vdekjes të lidhur me ilaçin.
Ata arritën në përfundimin se shifra mund të ishte shumë më e lartë duke pasur parasysh se studimi mbuloi vetëm gjashtë vende nga marsi deri në korrik 2020, kur ilaçi ishte shumë më i përshkruar.
Hidroksiklorina u ngrit pjesërisht falë virologut kontrovers francez Didier Raoult, dhe kërkesa për hidroksilklorinë u rrit gjithashtu pasi ish-Presidenti Trump shpalli antimalarialin si një kurë të mundshme për koronavirusin, duke e quajtur atë “mrekulli”. “Çfarë keni për të humbur? Merreni atë,” tha ai në vitin e parë të pandemisë. /tesheshi.com/