Shkumbini luan në Kategorinë e Dytë dhe është mes skuadrave që kërkon të ngjitet më sipër, kjo edhe pas investimeve në Peqin. Klubi bardhekaltër ka rinisur nga përgatitjet për vijimin e garës, ndërsa mban vendin e katërt me 19 pikë, shtatë më pak se vendi i parë që të ngjit direkt në të Parën.

Për të realizuar objektivat, Shkumbini ka prezantuar stafin e ri. Vladimir Gjoni do ulet në stolin e ekipit, me klubin që këtë sezon emëron trajnerin e tretë. Gjoni rikthehet pas çerek-shekulli, ku më parë ka qenë lojtar i këtij ekipi.

Nga ana tjetër, drejtor sportiv do jetë Anxhelo Suta. "Kam kënaqësi, por edhe motivim pasi Peqini dhe Shkumbini janë shtëpia ime. Dëshiroj të bëj më të mirën për të realizuar objektivat e presidentit dhe kthimin e ekipit mes më të mirëve në Kategorinë e Parë", tha Suta.