Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës që nga 7 tetori është rritur në 23.210.
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë prej 95 ditësh.
Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit Izraeli ka vrarë 126 palestinezë dhe ka plagosur 241 në sulmet ndaj Rripit të Gazës dhe se ende ka njerëz nën rrënoja që ekipet e ambulancës dhe Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur t'i nxjerrin.
Forcat izraelite kanë kryer "12 masakra" në 24 orët e fundit. Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që nga 7 tetori është rritur në 23.210 ndërsa numri i të plagosurve në 59.167./aa