Mishi i gatshëm, makaronat, salcat, patatet dhe shumë produkte të tjera ushqimore të cilat janë të përpunuara dhe konsumohen te tilla shtojnë alergjitë tek fëmijët deri në 34%, sipas një studimi.
Gjetjet mbi dëmet në organizëm mbi rreth 105 mijë fëmijë, ka rezultuar se ushqimet shumë të procesuara, me vlera të ulëta ushqyese dhe përmbajtje të lartë sheqernash e yndyrash, lehtësojnë ndjeshëm shfaqjen e alergjive.
Gjatë 10 viteve të fundit shqetësimet ushqimore janë rritur, kryesisht tek fëmijët e moshës deri 3 vjeç, janë trefishuar.
Në bazë të një teknike jo invazive të përdorur për herë të parë, vërtetohet se akumulimi i substancave të dëmshme të pranishme në ushqimet shumë të përpunuara është shumë më e lartë tek ata që vuajnë nga alergji të kësaj natyre.
Kjo ndodh pasi ushqimet e ngrira, apo industriale, ndikojnë në luhatje të rënda të barrierës intestinale. Inflamacion dhe reagime alergjike të forta e të shpejta.
Sipas statistikave, sot në SHBA, 67% e kalorive të marra nga një fëmijë mbërrijnë nga ushqimet e përpunuara në mënyrë industriale.
Ky studim është mjaft i rëndësishëm, për të parandaluar rritjen e rasteve të tilla dhe marrjen e masave që prindërit të jenë të kujdesshëm në vlerat ushqimore që i japin të vegjëlve dhe prioritet duhet te jetë reduktimi drastik i konsumimit të ushqimeve komerciale.