Korridori Zangezur i cili do të lidhë me njëri-tjetrin rajonet perëndimore të Azerbajxhanit dhe Republikës Autonome të Nakhchivan-it, do të eliminojë pengesat që kanë qëndruar prej vitesh përpara bashkëpunimit rajonal.

Nakhchivan, popullsia e të cilit përbëhet kryesisht nga populli i Azerbajxhanit, mbeti brenda kufijve të Azerbajxhanit i cili shpalli pavarësinë e tij më 28 maj 1918 pas Revolucionit Bolshevik në vitin 1917 në Rusi.

Ndërsa sundimi sovjetik u themelua në Azerbajxhan në vitin 1920 me pushtimin e ushtrisë ruse, sovjetikët i lanë Armenisë rajonin Zangezur, pjesën tokësore mes Azerbajxhanit dhe Nakhchivanit. Në këtë mënyrë u ndërpre komunikimi tokësor i Nakhchivanit me rajonet e tjera të Azerbajxhanit.

Sot, mungesa e lidhjes tokësore me qytetet perëndimore të Azerbajxhanit, tregohet si pengesa më e madhe përpara zhvillimit të Nakhchivanit. Në deklaratën trepalëshe ndërmjet Azerbajxhanit, Rusisë dhe Armenisë pas Luftës së 2-të të Karabakut, përfshihet pika (neni) për hapjen e linjave të transportit mes territoreve të Azerbajxhanit dhe Nakhchivanit.

Edhe pse Azerbajxhani ka përfunduar kryesisht punimet hekurudhore dhe rrugore në territorin e tij të cilin e cilëson si Korridori Zangezur, Armenia ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, pavarësisht përparimit në çështjen e sigurimit të paqes së përhershme me Azerbajxhanin.

Pas kësaj qeveria e Bakusë dhe Teheranit, ranë dakord për ndërtimin e urës rrugore dhe hekurudhore që do të lidhë Nakhchivanin me rajonet perëndimore të Azerbajxhanit përmes Iranit.

Hekurudhat dhe rrugët e vjetra presin të riparohen

Kameramanët e AA-së filmuan rrugën e vjetër hekurudhore dhe rrugore që ndodhet në kryqëzimin e tre vendeve Republikës Autonome të Nakhchivan-it të Azerbajxhanit, Armenisë dhe Iranit që shtrihet në Korridorin Zangezur në fshatin Kotam në rajonin Ordubad dhe e cila do të përdoret nëse korridori kalon nga Armenia.

Linja e cila kalon nga stacioni Salamalik i Nakhchivanit që u përdor në mënyrë aktive gjatë Bashkimit Sovjetik, edhe pse arrin në Agbend (Aghbend) përmes Armenisë, ajo nuk përdoret që nga viti 1991. Në rast se Korridori Zangezur kalon përmes Armenisë, është e nevojshme që të riparohen tunelet që ndodhen në rrugën e vjetër hekurudhore në fjalë.

Në anën tjetër paralelisht me hekurudhën ka një rrugë tokësore që lidhet me Armeninë dhe prej andej me Azerbajxhanin. Edhe kjo rrugë duhet të riparohet, zgjerohet dhe të hapet për qarkullimin e automjeteve.

Në rast të përfundimit të kësaj rruge prej 43 kilometrash që emërtohet si Korridori Zangezur, do të sigurohet transport i drejtpërdrejt nga Nakhchivani në Azerbajxhan dhe do të zhvillohet ekonomia rajonale.

Do të rritet bashkëpunimi rajonal

Azerbajxhani dhe Armenia, për herë të parë publikuan një deklaratë të përbashkët më 7 dhjetor dhe njoftuan se është arritur marrëveshje për hedhjen e hapave të rëndësishëm për forcimin e besimit mes dy shteteve.

Ky zhvillim dhe sigurimi i transportit për qytetet perëndimore të Azerbajxhanit me rrugët e Nakhchivanit që do të ndërtohen përmes Iranit, do të sigurohet eliminimi i pengesave që kanë qëndruar prej vitesh përpara bashkëpunimit rajonal.

Në Kaukazin e Jugut parashikohet të nisin nisma të reja integruese me Korridorin e Zangezurit i cili është i rëndësishëm për vendet e rajonit në aspektin gjeopolitik dhe gjeo-ekonomik./aa