Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli është një nga lojtarët kuqezi që ka pasur një ecuri mjaft pozitive në Evropë përgjatë këtij sezoni.

Paraqitja e shkëlqyer e tij në klubin e Empolit ka marrë më në fund vlerësimin e duhur.

Sipas statistikave të nxjerra nga uebsajti i specializuar për statistika “Sofascore”, mbrojtësi kuqezi, është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani në sezonin futbollistik 2023/2024.

Së bashku me të, në listën e publikuar nga “Sofascore” renditet edhe futbollisti i Liverpool, Virgil Van Dijk.

Një lajm i shkëlqyer ky, jo vetëm për Ardian Ismajlin, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Ismajli ka treguar një formë fantastike, jo vetëm në radhët e Empolit, por edhe në radhët e Kombëtares shqiptare, ku ishte pa dyshim një nga më të mirët në fushë./ata