Ushtria izraelite njoftoi herët në mëngjes se një ushtar tjetër rezervist u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në betejë në jug të Rripit të Gazës.
Ushtari i vrarë u identifikua nga ushtria izraelite si rreshteri i klasit të parë Nitzan Schessler, 21 vjeç, i Batalionit 7155 i Brigadës 55 të ushtrisë izraelite.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se një ushtar u plagos rëndë në betejën ku u vra Schessler dhe një tjetër ushtar nga Batalioni 603 i Korpusit të Inxhinierisë Luftarake u plagos rëndë në një incident tjetër në jug të Gazës.
Po ashtu u raportua se 189 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i sulmit tokësor më 27 tetor.
Megjithatë, numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë izraelit që nga nisja e ofensivës izraelite në Gaza më 7 tetor është rritur në 523.
Izraeli kreu sulme të pamëshirshme në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 24.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 60.834 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë sipas shifrave zyrtare./aa