Granit Xhaka është votuar për herë të tretë si lojtari më i mirë i vitit në Zvicër. Në vitin 2023 ai regjistroi rekord duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës.
Mesfushori me origjinë shqiptare numëron 121 ndeshje. Ashtu si në vitin 2017, ai fitoi sërish çmimin si lojtari më i mirë te “helvetët”.
31-vjeçari në garën për më të mirin e vitit mposhti Manuel Akanji dhe Zeki Amdouni, që ishin dy kandidatët e tjerë.
Granit Xhaka çmimin “Lojtari i Vitit” te Zvicra e mori në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve, të organizuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës.