Më 24 janar 1949 lindi në Çikago, Illinois, aktori dhe këngëtari John Belushi. Belushi u bë i famshëm si një nga artistët e komedisë së skeçit dhe serialit televiziv “Saturday Night Live” ( 1975–79). Ai është gjithashtu i njohur për portretizimin e anëtarit të vëllazërisë John (“Bluto”) Blutarsky në filmin “National Lampoon’s Animal House” (1978) si dhe për interpretimin e Jake Blues në komedinë muzikore “The Blues Brothers” (1980).
John Belushi ishte djali i madh i prindërve shqiptaro-amerikanë Adam Anastas Belushi dhe Agnes Demetri Belushi. Kur ai ishte gjashtë vjeç, familja u vendos në Wheaton, Illinois, një periferi perëndimore e Çikagos. Belushi ndoqi shkollën e mesme Wheaton Central, ku u takua me gruan e tij të ardhshme, shkrimtaren dhe aktoren Judy Jacklin. Ai u diplomua në vitin 1967 dhe i nxitur nga mësuesi i tij i dramës, vendosi të ndiqte një karrierë aktrimi.
Në vitin 1971 u njoh me aktorin Dan Aykroyd, i cili u bë mik dhe bashkëpunëtor i tij i përjetshëm.
John Belushi vdiq nga një mbidozë droge në Los Angeles në moshën 33-vjeçare./aa