Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, po zhvillon një vizitë në Madrid.

Kumbaro mori pjesë në një prej panaireve më të mëdha ndërkombëtare të turizmit.

“Në Madrid, për të marrë pjesë në një prej panaireve më të mëdha ndërkombëtare të turizmit, por edhe për mjedisin prioriteti ynë absolut në zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja gjithashtu pati një takim me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Mjedisit të Spanjës, Hugo Moran Fernandez.

“Me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Mjedisit të Spanjës Hugo Moran Fernandez patëm një takim shumë të mbarë për frymën e përbashkët në mbrojtjen e pasurive tona natyrore duke i konservuar si zona të mbrojtura, por edhe duke krijuar një potencial si atraksione ekoturistike, për të nisur një fazë të re shkëmbimesh të praktikave më pozitive mes dy vendeve”, theksoi Kumbaro./ata