ryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi dhe anëtarë të këtij komisioni, në kuadër të bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional, zhvilluan një vizitë në ambientet e godinës qendrore të Bankës së Shqipërisë.

Deputetët u pritën nga Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe drejtuesit më të lartë të BSH-së, të cilët i njohën me investimet e bëra në godinën e re të BSH, si dhe me punën e disa prej departamenteve kryesore të institucionit.

Deputetët e Komisionit për Ekonominë dhe Financa vlerësuan përmirësimet e kushteve të punës që ndikojnë në rritjen e performancës së punonjësve të Bankës së Shqipërisë, garantimin e realizimit të objektivave të punës, por dhe rritjen e llogaridhënies dhe transparencës, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek institucioni./ata