Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2023 arritën rreth 13.9 miliardë lekë, ose 6.94% më shumë se në vitin 2022.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), produkti MTPL e brendshme, në vitin 2023, pati një rritje prej 8.20% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.

Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti “karton jeshil” në vitin 2023 pati një rritje prej 1.16% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 38.10% krahasuar me vitin 2022.

Produkti “sigurim kufitar”, në vitin 2023, pati një rritje 1.11% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2022.

Edhe numri i kontratave u rrit me 11.58%./ata