Arsimi ka një rol të rëndësishëm në transformimin e Shqipërisë në një ekonomi me të ardhura të larta. Ai luan rol thelbësor në zhvillimin e kapitalit njerëzor me plotësimin e kërkesave në rritje për aftësi dhe njohuri dhe sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët.
“Me ndryshimet teknologjike, të gjithë duhet ta rimendojmë arsimin”, theksoi Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë Emanuel Salinas në Prezantimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve.
Salinas tha se, mësuesit meritojnë vlerësim për kontributin e tyre të madh në formësimin e të ardhmes së Shqipërisë dhe krijimin e mundësive për një jetë produktive e të plotësuar për të rinjtë.
“Banka Botërore është fortësisht e angazhuar të punojë ngushtë me Ministrinë e Arsimit për të përmirësuar sistemin arsimor”, deklaroi Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë Emanuel Salinas./ata