gjatë ofensivës së fundit në Rripin e Gazës.
Një zyrtar palestinez tha se palestinezët u liruan përmes vendkalimit Karm Abu Salem, i njohur gjithashtu si kalimi Kerem Shalom, në jug të Rripit të Gazës.
Gazetari i AA-së tha se 10 persona të liruar, mes tyre një grua, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore janë transferuar në spitalin e qytetit Rafah. "Ata kishin kocka të thyera, veçanërisht në krahët dhe këmbët e tyre, si rezultat i dukshëm i rrahjeve në paraburgim nga forcat izraelite", tha një burim mjekësor.
"Disa kishin mpiksje gjaku në qafë dhe kokë, ndërsa të tjerë kishin vështirësi në frymëmarrje, plagë dhe gërvishtje dhe ënjtje në duar", raportoi gazetari i AA-së nga vendi i ngjarjes kur mbërritën në spital.
Ushtria izraelite arrestoi qindra palestinezë gjatë ofensivës tokësore në Rripin e Gazës që filloi më 27 tetor. Megjithatë, autoritetet izraelite vazhdojnë të refuzojnë të japin informacion mbi vendndodhjen ose kushtet e të arrestuarve në Gaza.
Izraeli nisi ofensivën e saj shkatërruese në Rripin e Gazës më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.019 palestinezë dhe duke plagosur 66.139. Sipas Tel Avivit, besohet se gati 1.200 izraelitë janë vrarë në sulmin e Hamasit më 7 tetor.
Sipas OKB-së, 85 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur brenda enklavës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose shkatërruar./aa