Dushko Arsiç është dënuar me 13 vite burgim për krime lufte në Kosovë. Vendimi u shpall paraditen e së premtes nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Sipas mediave në Kosovë, ai akuzohet se ka marrë pjesë në një vrasje të ndodhur në prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës, si dhe plagosjen e një tjetri.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 2 nëntor 2022, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Arsiç, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupet paramilitare, në muajt janar-qershor 1999, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina.
Aktakuza e ngarkon Arsiçin se bashkë me grupin tjetër kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, si dhe më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, u ka vënë zjarrin.