Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka kryer sulme ajrore kundër objektivave të grupeve milice të lidhura me Ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit në Irak dhe Siri.
SHBA-ja deklaroi se në rajon ka kryer sulme për herë të parë si kundërpërgjigje ndaj sulmit të kryer ndaj bazës amerikane në kufirin Siri-Jordani më 28 janar.
Në një deklaratën me shkrim nga CENTCOM thuhet se të paktën 85 objektiva që i përkisnin grupeve milice të lidhura me Forcën Quds të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit u goditën me sulmet ajrore në Siri dhe Irak.
Në sulme u përdorën edhe avionët bombardues të distancave të gjata që u ngritën nga SHBA-ja dhe mbi 125 bomba të drejtuara, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se u shënjestruan dhe u goditën qendrat e komandimit dhe kontrollit në rajon, si dhe raketa, predha dhe mjete ajrore pa pilot.
Në sulmin e kryer ndaj bazës amerikane të emërtuar "Kulla 22" (Tower 22) humbën jetën 3 ushtarë amerikanë dhe u plagosën mbi 40 të tjerë. Administrata e SHBA-së kishte njoftuar se në përgjigje të sulmit në fjalë, do të fillonte sulme me shumë shtresa dhe të shtrira në kohë dhe se në shënjestër do të ishin grupet me mbështetje iraniane./aa