Ministri Balla ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite, duke publikuar fotot e parë të pritjes që i është bërë në Mbretërinë e fuqishme të Lindjes së Mesme.

Dhe siç thuhet në një informacion paraprak, ai do të marrë pjesë në Panairin Botëror të Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të zhvillohet në Riad.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, Balla zhvilloi një takim në Ministrinë e Mbrojtjes me Princin Abdul Rahman bin Muhammad bin Abdulaziz bin Ayyaf Al Muqrin ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe çështje të tjera me interes të dy vendeve.

Por kujtojmë se për çështjen e sigurisë kibernetike, në kohën kur institucionet e shtetit shqiptar u goditën rëndë nga hakerat iranianë, këtu e më shumë se një vit më parë qeveria shqiptare iu drejtua për ndihmë Izraelit. Madje kryeministri Rama ndërrmori dhe një vizitë në Tel Aviv me në fokus këtë çështje.

E tashmë, për mbrojtjen nga sulmet iraniane, Shqipëria po kërkon ndihmë nga rivali më i madh arab i Teheranit, por dhe i shtetit hebre, deri në armiqësi historike me të dy, Arabia Saudite. /tesheshi.com/