Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko, tha se katër persona u vranë dhe të paktën 35 u plagosën si rezultat i sulmeve ruse me raketa në kryeqytetin e Ukrainës.

Ai deklaroi në rrjetet sociale se katër persona u vranë gjatë sulmit në një ndërtesë banimi 18-katëshe në lagjen Golosiiv të Kievit.

Klitschko tha se 35 persona u plagosën, 32 në Golosejevë dhe tre në qarkun Dnieper si rezultat i sulmit të dytë.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klimenko, njoftoi se sot Rusia kreu sulme intensive me raketa në kryeqytetin Kiev, si dhe në rajonet Mykolaiv, Kharkiv, Dnipropetrovsk dhe Lviv./aa