Rritet në 90 numri i personave të dyshuar të arrestuan në hetimin lidhur me sulmin terrorist kundrejt pikës së kontrollit policor para Pallatit të Drejtësisë në Istanbul.

Prokuroria e Përgjithshme në Istanbul ka përcaktuar të dyshuar të ri dhe ka marrë vendim për arrestime lidhur me hetimin për sulmin e armatosur nga terroristët e organizatës terroriste DHKP/C, Emrah Yayla dhe Pınar Birkoç, ndaj pikës së kontrollit policor para Pallatit të Drejtësisë në rajonin Çağlayan në Istanbul.

Ekipet e policisë që kanë vepruar me urdhër të prokurorisë, mësohet se deri më tani kanë arrestuar 90 të dyshuar.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në një deklaratë të bërë dje njoftoi se në kuadrin e hetimit u kryen operacione ndaj 25 adresave të ndryshme dhe se u arrestuan 40 persona. Gjithashtu Yerlikaya informoi se operacionet vazhdojnë./aa