Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në bashkëpunim me Qendrën “Cinespia 67” dhe regjisorin Dritan Arbana, do të organizojë në Korçë, takimin e rradhës të ciklit “Kinemaja në Rajone”, ku do të shfaqet filmi dokumentar “Australia Shtëpia Ime: Një Emigrim Shqiptar”.

Ky produksion i vitit 2021 shpalos historitë e tre brezave të emigrantëve shqiptarë në Australi, sakrificat dhe kontributin e tyre ndaj vendit të adoptuar, si dhe forcën e identitetit kulturor shqiptar përballë mallit për atdheun dhe ndarjes nga familja.

“Australia Shtëpia Ime: Një Emigrim Shqiptar” është nominuar në shumë festivale ndërkombëtare dhe ka fituar çmime si: Melbourne Documentary Film Festival (2022); Audience Choice; Impact Docs Festival (2022); Award of Merit; Docs Without Borders (2021); Exceptional Merit.

Filmi do të shfaqet më 10 shkurt, në Teatrin e Kukullave të Korçës dhe hyrja do të jetë e lirë./ata