Kombëtarja Shqiptare e Futbollit pritet të njihet pasditen e të enjtes me rivalët në “UEFA Nations League” 2024-2025.

Shorti pritet të hidhet në ora 18:00’ të ditës  së sotme në Paris, për edicionin e katërt të “UEFA Nations League”. Kuqezinjtë ndodhen në Ligën B të vazos së tretë, aty ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Shqipëria ka nisur rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve në Ligën C, ndërsa tashmë prej dy sezonesh ndodhet në Ligën B dhe synimi ëhstë kalimi në Ligë A.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para.

Kalendari sipas datave:

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024
Ndeshja 2 –  8-10 Shtator 2024
Ndeshja 3  –  10-12 Tetor 2024
Ndeshja 4 –   13-15 Tetor 2024
Ndeshja 5 –   14-16 Nëntor 2024
Ndeshja 6 –    17-19 Nëntor 2024

Vazot për shortin: