Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informoi sot se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym.

Sipas QSUT, menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

“Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë anagazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”, bën të ditur QSUT./ata