Në Ditën Ndërkombëtare të Grave e Vajzave në Shkencë, Krye-parlamentarja Lindita Nikolla ka përshëndetur përmes një postimi në rrjetet sociale, shkencëtaret shqiptare me kontribute të shquara në shkencën botërorë.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Grave e Vajzave në Shkencë, përshëndes shkencëtaret shqiptare që po japin kontribute të vlerësuara në shkencën botërore, një krenari për Shqipërinë dhe një inspirim për vajzat shqiptare që hyjnë me guxim, talent e vullnet në botën e bukur e të vështirë të shkencës”, shkruan Nikolla.

“Prej tyre, po përmend dy ndër më të spikaturat: Mira Murati, inxhinierja që luajti rol themelor për krijimin e ChatGPT; Laura Mersini-Houghton, profesore e fizikës teorike në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill, ShBA,studjuese e hipotezës së multiversit. Suksese në rrugëtimin tuaj dhe mirënjohje që lartësoni prestigjin e Shqipërisë!””, përfundoi Nikolla./ata