Të shtëna me armë kanë ndodhur gjatë festës së kampionatit të futbollit amerikan, të njohur si Super Bowl, në Kansas City të SHBA-së, ndërsa raportohet se nga incidenti ka të plagosur.
Sipas deklaratës së policisë në Kansas City, shumë të shtëna armësh u dëgjuan ndërsa mijëra njerëz ishin mbledhur në sheshin e qytetit për festën e Super Bowlit.
Siç njoftohet, të shtënat kanë ndodhur në zonën perëndimore të Union Station në shesh, ndërsa disa persona të pranishëm kanë mbetur të plagosur.
Pjesëmarrësit në festime janë vërejtur duke u larguar në panik nga zona, ndërsa policia ka marrë masa sigurie.
Policia ka ndaluar dy persona që mendohet se kanë qenë të përfshirë në incident dhe ka nisur hetimet.
Fitues të ndeshjes së Super Bowlit këtë vit që u zhvillua më 11 shkurt ishin ekipi Kansas City Chiefs./aa