Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro deklaroi se "bombardimi i Gazës jo vetëm që vret djem dhe vajza por në të njëjtën kohë shkatërron lirinë, të drejtat e njeriut dhe solidaritetin".

Petro mori pjesë në Forumin e Demokracisë që u mbajt në kryeqytetin Bogota. Në fjalimin e tij ai vuri në dukje se vlerat demokratike në botë janë "përmbysur". "Gjatë dy shekujve jemi larguar gjithnjë e më shumë nga vlerat demokratike", tha ai.

Pasi rikujtoi sulmet e Izraelit që vazhdojnë në Gaza, Petro theksoi se "Kur shikojmë botën sot, bombardimi i Gazës jo vetëm që vret djem dhe vajza por në të njëjtën kohë shkatërron lirinë, të drejtat e njeriut dhe solidaritetin. Si mund të flasim për solidaritetin teksa një bombë e bërë nga burrat po masakron fëmijë?".

Petro më tej foli për rreziqet që shkakton kriza e klimës. "Nxit migrimin dhe luftën dhe në të njëjtën kohë luan rol efektiv edhe në ndryshimin e qëndrimeve politike. Reflektimet demokratike të kësaj i shohim në vendet evropiane", tha presidenti kolumbian./aa