Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishin në Klos në një takim me sipërmarrës të cilët kanë investuar për ngritjen e bujtinave.

Më pas ato vizituan edhe bujtinën “Çeliku”, ku tradita e kulinarisë po përcillet tek brezat e rinj.

Balluku solli shembullin e Fisnikut, i cili është djali i Mazllëmit, pronarit të bujtinës dhe i Valit që ka qenë kuzhinierja kryesore.

Fisniku, theksoi Balluku, ka vendosur të shkojë në shkollë kulinarie, duke ndihmuar kështu agroturizmin e familjes së tij.

Qeveria shqiptare synon të nxisë edhe më tej zhvillimin e agroturizimit, si një sipërmarrje e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Me strategjinë e hartuar janë parashikuar një sërë lehtësimesh të mëtejshme për investitorët të cilët kanë dëshirë të angazhohen në këtë sektor./ata