Ka ndërruar jetë i burgosuri palestinez Khalid al-Shavish në burgun Nafha të Izraelit.
Në deklaratën e përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se janë informuar për vdekjen e 53-vjeçarit palestinez Al-Shavish.
Në deklaratë thuhet se Al-Shavish vdiq në burgun Nafha afër qytetit Tubas në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar. "Khalid al-Shavish ishte një nga pacientët kronikë në burgjet pushtuese, i cili u arrestua në vitin 2007 dhe u dënua me burgim të përjetshëm 11 herë".
Numri i palestinezëve që kanë vdekur në burgjet izraelite që nga 7 tetori 2023, kur filluan sulmet në Rripin e Gazës, ka arritur në 9.
Sipas deklaratave të zyrtarëve palestinezë, Izraeli që nga 7 tetori si pjesë e praktikave hakmarrëse, i ka lënë të burgosurit palestinezë të përballen me "uri, izolim dhe neglizhencë mjekësore".
Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 7.120./aa