Grevat e punëtorëve në SHBA në vitin 2023 arritën në nivelin më të lartë në 23 vitet e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Punës.
Sipas Byrosë së Statistikave të Punës të Departamentit të Punës, vitin e kaluar pati 33 greva që përfshinte 458.900 punëtorë në ndërprerje të mëdha të punës.
Kjo rezultoi në 16,7 milionë ditë punë të humbura për shkak të numrit dhe kohëzgjatjes së grevave.
Shifra është rritur në mënyrë dramatike nga 127.000 punëtorë që ishin hedhur në grevë në vitin 2022, e cila rezultoi në 2,2 milionë ditë punë të humbura.
Shifrat për vitin 2023 janë më të lartat që nga viti 2000, kur pati 39 greva të mëdha, të cilat rezultuan në një total prej 20,4 milionë ditësh të humbura pune.
"Totali më i ulët vjetor i ndërprerjeve të mëdha të punës ishte 5 në 2009 dhe më i larti ishte 470 në 1952", sipas Byros së Statistikave të Punës./aa