Gjermania i është bashkuar SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të mbështetur nominimin e kryeministrit holandez në largim, Mark Rutte, për shef të NATO-s.

Steffen Hebestreit, zëdhënës i qeverisë gjermane, në platformën sociale X njoftoi se kancelari Olaf Scholz mbështet emërimin e Mark Rutte-s si sekretar i ri i përgjithshëm i NATO-s.

“Me përvojën e tij të madhe, ekspertizën e tij të madhe në politikën e sigurisë dhe aftësitë e tij të forta diplomatike, ai është një kandidat i shquar”, shkroi Hebestreit, duke cituar fjalët e kancelarit Scholz.

57-vjeçare Rutte thuhet se ka mbështetjen edhe të Washingtonit, Londrës dhe Parisit.

Rutte ka nevojë për miratimin e të 31 aleatëve të NATO-s para se të emërohet për të zëvendësuar Jens Stoltenberg-un, i cili pritet të japë dorëheqje në muajin tetor pas dhjetë vitesh në detyrë.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, aleatët e NATO-s ranë dakord të zgjasin mandatin e Stoltenberg-ut me një vit tjetër deri më 1 tetor të vitit 2024./aa