Koreja e Veriut ka dërguar rreth 6700 kontejnerë që transportonin miliona municione në Rusi që nga korriku për të mbështetur pushtimin e Ukrainës.
Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Shin Won-sik , tha se kontejnerët mund të mbanin më shumë se 3 milionë predha artilerie 152 mm, ose 500,000 fishekë 122 mm.
“Mund të jetë një përzierje e të dyjave dhe mund të thuash se të paktën disa milionë predha janë dërguar. Qindra fabrika të municioneve të Koresë së Veriut po funksionojnë me rreth 30% të kapacitetit të tyre për shkak të mungesës së lëndëve të para dhe energjisë elektrike, por ato që prodhonin predha artilerie për Rusinë po funksionojnë me kapacitet të plotë”, tha Shin, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.
Rusia dhe Koreja e Veriut janë afruar që nga nga nisja e sulmeve të Moskës mbi Ukrainë në shkurt 2022, me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un duke u takuar me Vladimir Putin në lindjen e largët të Rusisë në shtator.
Departamenti Amerikan i Shtetit, në një fletë të dhënash të lëshuar të premten, tha se Koreja e Veriut i ka dorëzuar Rusisë më shumë se 10,000 kontejnerë municionesh ose materialesh të ngjashme që nga shtatori.
Në këmbim, Koreja e Veriut ka marrë 9,000 kontejnerë që përmbajnë kryesisht furnizime ushqimore, të cilat Shin tha se kanë ndihmuar në stabilizimin e çmimeve atje.