Njësitë speciale antiterroriste të Ministrisë së Punëve të Brendshme të entitetit të BeH Republika Sërpska dhe Njësia Speciale Antiterroriste dhe Njësia e Zhytjes e Xhandarmërisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë kanë zhvilluar "Stërvitje zhytjeje në kushte dimërore në lumenjtë e shpejtë".
Ministria e Brendshme e Republikës Sërpska (RS) njoftoi se stërvitja është mbajtur në përputhje me bashkëpunimin e dakorduar me Ministrinë e Brendshme të Republikës së Serbisë, me qëllim të ngritjes së nivelit operacional të ekipeve të zhytësve.
"Në bazë të programit të trajnimit, anëtarët e SAJ-së të MPB-së së RS, ekipi i zhytësve, në bashkëpunim me Njësinë e helikopterëve të SAJ të MPB-së së RS dhe me anëtarët e ekipit të zhytësve të SAJ dhe Njësiti i Zhytjes i Xhandarmërisë së MPB-së së Republikës së Serbisë në rajonin e Liqenit Boçac, komuna e Mërkonjiq Grad kanë realizuar stërvitjen taktike-demonstruese 'Zgjidhja e situatës së krizës në mjetin lundrues'", thuhet në njoftim.
Stërvitja konsistoi me kërcimin e zhytësve nga një helikopter në fluturim në liqen, mbështetjen me zjarr nga snajper-vëzhgues nga helikopteri dhe sulmin e ekipit të ndërhyrjes me motoskafë mbi një mjet lundrues, njoftoi Ministria e Brendshme e RS./aa