Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se presioni ndaj vendit të tij është rritur dhe se Perëndimi kërkon që Serbia të njohë Kosovën, të marrë pjesë në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe të heqë dorë nga mbështetja për Republikën Sërpska (RS) në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Vuçiq mbajti fjalim drejtuar kombit në kryeqytetin Beograd, në lidhje me “kërkesat e Perëndimit nga vendi i tij”.

Udhëheqësi serb Vuçiq tha se do të bëjnë “çdo gjë që munden” për të paguar pagat e serbëve në veri të Kosovës pas vendimit për shfuqizimin e dinarit serb në vend.

Duke theksuar se presioni ndaj vendit të tij po rritet, Vuçiq tha: “Perëndimi kërkon që Serbia të njohë Kosovën, të marrë pjesë në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe të heqë dorë nga mbështetja për RS-në”.

Duke thënë se Perëndimi dëshiron po ashtu një “regjim kukull” në Serbi, Vuçiq deklaroi se nuk do të pranojnë asnjë presion nga jashtë për zgjedhjet e vendit./aa