Sot po shënohet 26-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ministria e Mbrojtjes ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Në kuadër të shënimit 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së është bërë inspektimi i kuadrateve nga Presidentja dhe Komandanti i FSK-së.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim rasti.
Osmani po ashtu ka publikuar një video në Facebook, ku ushtarët e Kosovës këndojnë këngën “Mora fjalë”, që i kushtohet komandantit Adem Jashari.