Nga Ayhan Demir
Le të nisim nga këtu: Zgjedhjet për kryetar të zhvilluara në Komunitetit Musliman të Shqipërisë (KMSH), institucion ky i drejtuar nga organizata terroriste FETO, u mbajtën fundjavën e kaluar. E thënë më saktë, teatri zgjedhor u luajt me disa kandidatë simbolikë, si dhe me ithtarin e FETO-s, Bujar Spahiu, i cili është në detyrë që nga marsi 2019.
Bujar Spahiu do të vazhdojë të veprojë në përputhje me skenarin e hartuar për të nga kryeterroristi në Pensilvani edhe për 5 vite të tjera në vijim.
Ashtu siç thuhet në fjalën e urtë, qiriri i gënjeshtarit digjet deri në mbrëmje. Kështu u zbulua edhe një herë maska e ‘akrobatëve të cirkut’ që prej vitesh i kanë bërë premtime të mëdha Turqisë.
Që nga heshtja e përjetuar gjatë zgjedhjeve të anëtarëve të kryesisë së përgjithshme, gjatë së cilës anëtarët e FETO-s kërcënonin njerëzit që nuk ishin nga mesi i tyre (militantë të FETO-s), madje edhe nga fakti që ata nxitën policinë të shkojë në shtëpitë e tyre me qëllim anulimin e kandidaturës së këtyre personave, kuptohej se rezultati do të ishte i tillë.
Le të citojmë një fjalë të urtë që i përket zonës së Gaziantepit: “Qeni me shokë, e mbyt ujkun.”
Po, të gjitha këta ndodhën pavarësisht qeverisë së shtetit shqiptar.
Mos të lëmë vend për ndonjë keqkuptim, nuk është Turqia ajo që humbi, por akrobatët e cirkut. Turqia, nëse vërtet do të dëshironte, do iu vinte hakut këtyre dy-tre itharëve të FETO-s, por edhe atyre që bëjnë një sy qorr para atyre që ndodhin.
Mos të harrojmë se të shprehësh durim është diçka tjetër, ndërsa të shprehësh lëvizje të pamend është krejtësisht diçka tjetër.
Ne nuk jemi të pamend, por thjesht jemi durimtarë.
Mirëpo edhe durimi ka një kufi. Nëse çdo gjë arrin në atë cak, tanimë përgjegjësia nuk na përket më ne.
Për momentin të mjaftohemi me kaq.
Nga këtu le të kalojmë në temën thelbësore të këtij artikulli, në çështjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.
Shqetësimi ynë nuk është se kush do të zgjidhet në krye të dy apo tri ithtarëve të FETO-s, por mundësia që të shkojë më kot gjithë mundi i ofruar për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Duam të tërheqim veëmendjen ndaj faktit se ithtarët e FETO-s i kanë ngulur sytë kësaj xhamie, e cila është ndërtuar me paratë hallall të popullit turk, duke qenë kështu hallall çdo tullë e vendosur në të. Allahu na ruajttë nga diçka e tillë!
Ata që deri dje takoheshin me kreun e KMSH-së, Bujar Spahiun, i cili është ithtar i FETO-s dhe e pyesnin se “Ç’do të bëjmë me Xhaminë e Namazgjasë?” sot janë në gjurmë të thurjes dhe vënies në funksionim të planeve të fshehta mbi këtë xhami duke vepruar ‘në fshehtësi nga të gjithë’...
Kur them ‘në fshehtësi nga të gjithë’ në fakt nuk e dimë ne dhe ju, mirëpo ithtarët e FETO-s janë të informuar për çdo hap të këtyre planeve.
Mos thoni ‘Si është e mundur kjo?’
Pasi me apo pa vetëdije, nëse ju largoni miqtë tanë dhe bashkëpunoni me armiqtë tanë, nëse ju dëboni ata që i janë përkushtuar luftës ndaj organizatës FETO dhe vizitoni biznesmenët e FETO-s, nëse këshilloheni me ta, nuk ka se si të ndodhë tjetër!
Allahu na ruajttë!
Meqë situata është e këtillë, nuk mund të jemi thjesht vëzhgues ndaj atyre që ndodhin, as nuk duhet të jemi të tillë.
Meqë i nderuari Ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan e njeh mjaft mirë rajonin do e kuptojë mjaft mirë se çfarë duam të themi.
Shpresojmë që ai as të mos e konsiderojë dhe të ofrojë mundësinë e lulëzimit ndaj rrezikut që mund të shkaktojnë zgjerimet e kriptove në institucionet tona shtetërore.
Shënim: Artikulli i mësipërm nuk përfaqëson politikën tonë editoriale. Autori mban përgjegjësi për çdo gjë që shkruan në këtë tekst.