Sokol Duma është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Përmes një postimi në rrjete sociale Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se Duma ka spikatur që herët në drejtimin e programeve novatore, veçanërisht në ekosistemet e mobilitetit dhe industrisë automotive.

“Me një formim në shkenca ekonomike dhe një përvojë disavjeçare në menaxhim projektesh, administrim, publicistikë, aktivitete, duke përfshirë role si kryeredaktor dhe kurator i botimeve të shumta, Sokoli ka spikatur që herët në drejtimin e programeve novatore, veçanërisht në ekosistemet e mobilitetit dhe industrisë automotive.

Kontributi i tij është shquar në projekte madhore si AutoMotoPark, iniciativë që do të transformojë panoramën e motorsportit në Shqipëri, në organizimin e suksesshëm të dy edicioneve të Automotive Fair Albania, panairit të parë ndërkombëtar të automobilave në vend, katalizator për rritjen e industrisë automotive në rajon, në formësimin e një kuadri rregullator gjithëpërfshirës për mjetet historike, si dhe organizimin e eventeve të shumta për Retro Albania, sensacion kulturor frymëzues për ruajtjen e trashëgimisë sonë industriale”, u shpreh Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë, për shkak të shkrirjes së Ministrisë së Finanacve dhe Ekonomisë, në mbledhjen e  sotme të qeverisë janë marrë disa vendime, për lirime dhe emërime në detyrë në rang zv.ministrash.

Adela Xhemali është liruar nga deta e zv.ministres dhe është emëruar sërish në këtë post tek ministria e Financave. 

Olta Manjani po ashtu edhe liruar nga posti i zv.ministres në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar po në këtë zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Po Ashtu Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave. Edhe Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.