Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar 7 Marsin.

Me një foto familjare, ku në qendër është mamaja mësuese, Basha ka uruar të gjithë mësuesit shqiptarë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë me shumë sakrifica por me shumë dashuri misionin e mësimdhënies.

“Nga zemra dua të uroj çdo mësues shqiptar të djeshëm e të sotëm Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje për çdo ditë të jetës që me vështirësi dhe sakrifica por me shumë dashuri i’a keni kushtuar dhe kushtoni mësimdhënies”, shprehet Basha.

“Çdo 7 Mars është një ditë e çmuar edhe për familjen tonë. Prandaj edhe sot një urim i veçantë shkon për nënën time që shërbeu një jetë të tërë si arsimtare për shumë breza nxënësish dhe prindërish që e urojnë dhe kujtojnë si zyshën e tyre të preferuar”, thekson ai.

“Kam shumë shpresë dhe besim, se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar”, mbyll urimin e tij Basha./ata