Qendra Sizmike Evropiane paralajmëroi se zona bregdetare duhet të evakuohet urgjentisht, pasi ekziston rreziku i cunamit pas tërmeteve të fundit në Hatay.

 

AFAD tha gjithashtu se “është e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë larg vijës bregdetare në mënyrë që të marrin masa paraprake kundër rrezikut të rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm”, raporton t24.

Turqia është goditur prej dy tërmeteve të njëpasnjëshme gjatë ditës së sotme, njoftoi Qendra turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Tërmeti i parë me magnitudë prej 6.4 shkallësh të Rihterit ka ndodhur në Defne të Hatayt ndërsa i dyti epiqendrën e kishte në Samandag ndërsa ishte me magnitudë prej 5.8 ballësh të Rihterit.

Tërmeti i parë ka ndodhur në një thellësi prej 16.7 kilometrash, ndërsa tërmeti i dytë ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.

Deri më tani nuk janë raportuar për viktima dhe dëme materiale.