Vlera neto e aseteve në tregun e fondeve të investimeve arriti rreth 50.29 miliardë lekë në fund të vitit 2023.
Sipas raporti të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vlera e aseteve u rrit me 4.23 miliardë lekë ose 9.19%, krahasuar me 2022.
Të dhënat e MAF-së tregojnë se ky treg dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 64.17% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 5.36% krahasuar me 2022-shin.
Gjatë vitit 2023, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre trembëdhjetë fonde investimi.