Anija që transporton produktet ushqimore të dy organizatave ndërkombëtare të ndihmës, po niset për në Gaza për herë të parë nëpërmjet ishullit të Qipros.
Në një deklaratë nga llogaria X e organizatës spanjolle të shoqërisë civile "Open Arms", thuhet se anija mban 200 tonë ndihma ushqimore nga "Open Arms" dhe organizata "World Central Kitchen" me qendër në SHBA.
Teksa anija që do të dërgohet në Gaza, përgatitet për t'u nisur nga porti Larnaka i Administratës Greke të Qipros Jugore, në llogarinë e "Open Arms" thuhet se "Në këtë mënyrë do të hapet korridori detar humanitar për Rripin e Gazës për të cilin shpresojmë se me një detyrë jashtëzakonisht komplekse do të jetë i pari nga shumë misione që do të kenë sukses të lehtësojnë situatën humanitare emergjente me të cilën përballet popullata".
Gazetat greke kanë shkruar gjithashtu se produkti i ndihmës humanitare është kontrolluar më parë nga autoritetet izraelite dhe se anija pritet të mbërrijë në Gaza pas 2 ditësh./aa