Ambasada e Italisë ka reaguar pas sinjaleve të dhëna nga mazhoranca dhe opozita për rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare, teksa socialistët kanë pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Përfaqësia diplomatike e Italisë në Tiranë është shprehur se mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal të Parlamentit.

Ata shprehen se Parlamenti është shtëpia e demokracisë, është vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati, edhe në mënyrë të ashpër, por në përputhje të plotë me rregullat dhe në interes të Vendit dhe qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Ambasada e Italisë në Tiranë mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstruktive dhe të funksionimit normal të Parlamentit. Parlamenti është shtëpia e demokracisë, është vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati, edhe në mënyrë të ashpër, por në përputhje të plotë me rregullat dhe në interes të Vendit dhe qytetarëve.