Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ka goditur Malin e Zi në orën 04:06 të mëngjesit.

Institucioni i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë së Malit të Zi bëri të ditur se magnituda e tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në rajonin Pluzine, 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, afër kufirit me Bosnjë e Hercegovinën, ishte 5.4 ballë.

Deri më tani nuk raportohet për humbje jete apo dëme materiale në lidhje me tërmetin, thellësia e të cilit ishte 10 kilometra.

Tërmeti është ndier edhe në vendet e rajonit, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri./aa