Pretendohet se sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken i ka bërë thirrje Katarit të kërcënojë Hamasin me dëbim nga kryeqyteti Doha nëse nuk bën marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin i cili do të ndalojë konfliktin në Rripin e Gazës.
Sipas lajmit të CNN, zyrtarët amerikanë theksuan se Blinken i ka dhënë Hamasit mesazhin se do të jenë përballë rrezikut për dëbim nga Doha në të cilin qëndrojnë anëtarët e tij të nivelit të lartë, nëse nuk bën marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin i cili do të ndalojë konfliktin në Gaza.
Zyrtarët kanë thënë se mesazhi i është përcjellë nga Blinken, kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani në takimin e mbajtur në Washington më 5 mars.
Më tej thuhet se zyrtarët amerikanë kanë vënë në dukje se Katari i cili luan rolin e ndërmjetësuesit me Washingtonin në përpjekjet për marrëveshjen e armëpushimit "e ka kuptuar mesazhin dhe nuk ka treguar reagim të madh".
Nuk dihet nëse zyrtarët e Katarit ia kanë përcjellë apo jo këtë paralajmërim liderëve të Hamasit.
SHBA-ja, Katari dhe Egjipti luajnë rolin e ndërmjetësuesit për arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit./aa