Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu njofton se në Spitalin Memorial Fier është realizuar me sukses një ndërhyrje tek një pacient 58-vjeçar nga Lushnja, i cili vuante nga tumor duodeni D3-D4.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu thekson se tashmë pacienti gëzon shëndet të mirë. “Është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Rajonal Memorial Fier, një ndërhyrje tek një pacient 58-vjeçar nga Lushnja”, bën të ditur Koçiu.
“Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të kirurgjisë së përgjithshme u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i kësaj ndërhyrje të vështirë kirurgjikale (duodenektomia parciale) në një tumor duodeni D3-D4”, vijon Koçiu.
“Pacienti gëzon shëndet të mirë. Mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë në Spitalin Memorial, dr. Alti Haxhiu, dr. Frenki Vila, dr. Gunhan Can, dr. Mario Shehu si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes, Xhesi Hoxha, Fjorida Ago, dhe Ferda Teslim, Arzu Aktaş”, përfundon Koçiu./ata