Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Investimeve.

Ibrahimaj bëri të ditur, se në këtë takim u diskutua mbi temën “Sipërmarrja – për ndërveprimin me administratën tatimore, inovacionin dhe produktiviteti”.

“Kemi indetifikuar sektorët ku ne po punojmë për rritjen e produktivitetit dhe nevojën për aftësimin e kapitalit njerëzor, ndërsa po injektojmë likuiditet për t’i ardhur në ndihmë atyre industrive që po hasin vështirësi”, u shpreh ajo.

Ibrahimaj theksoi se, krijimi i urave efikase të bashkëpunimit do t’i ndihmojë të gjithë faktorët në adresimin dhe zgjidhjen e duhur të problematikave me të cilat haset biznesi./ata