Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MİT) ka kapur në Siri İpek Demirin, një nga të ashtuquajturat përgjegjëse të organizatës terroriste PKK/KCK-PYD/YPG, duke e sjellë më pas në Türkiye.

Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurisë, MİT-i në një operacion në Aynularab ka kapur İpek Demirin, e koduar si “Çavre Gever”, një nga të ashtuquajturat përgjegjëse të PKK/KCK-PYD/YPG-së.

Mësohet se Demiri, e cila është sjellë në Türkiye, iu bashkua organizatës në Hakkari në vitin 2010 dhe operoi në rajonet Zap, Hakurk, Avashin, Sinjar për rreth shtatë vjet dhe ishte dërguar në Siri nga organizata terroriste në vitin 2017./aa