Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, vuri në dukje se nuk është i mjaftueshëm njoftimi i Izraelit se do të rihapë përkohësisht Pikën Kufitare Beit Hanoun (Erez) dhe se do të lejojë hyrjen e ndihmave nga porti Ashdod, duke shtuar se fëmijët dhe foshnjat e Gazës kanë humbur jetën për shkak të ushqyerjes së pamjaftueshme.

"Fëmijët dhe foshnjat e Gazës po humbin jetën për shkak të ushqyerjes së pamjaftueshme. Duhet të tregohet përpjekje serioze dhe urgjente për të përfundimin e menjëhershëm të urisë, që është një mjet lufte në Gaza", u shpreh Michel në llogarianë e tij në X lidhur me miratimin nga Izraeli për hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza.

Charles Michel theksoi se njoftimi i Izraelit për të hapur përkohësisht Pikën Kufitare Erez dhe se do të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare nga porti Ashdod nuk është i mjaftueshëm.

Në një deklaratë të bërë edhe nga Komisioni Evropian njoftohet se vendimi i Izraelit është marrë në konsideratë.

"Këto hapa duhet të vendosen në zbatim në mënyrë të shpejtë dhe të plotë. Komisioni Evropian përsërit thirrjen e tij për mbrojtjen e civilëve të pafajshëm dhe punonjësve humanitarë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu Komisioni u bën thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të sigurojnë urgjentisht një rritje të konsiderueshme në rrjedhën e ndihmave humanitare për Gazën", theksohet në deklaratë.

Ndër të tjera në deklaratë gjithashtu vihet në dukje se BE-ja do të vazhdojë punën e saj intensive me partnerët rajonalë dhe globalë, Kombet e Bashkuara dhe organizatat joqeveritare për të rritur dërgesat e ndihmave në Gaza përmes të gjitha rrugëve, përfshirë korridorin detar.

Izraeli kishte njoftuar se do të lejonte përkohësisht dërgimin e ndihmave humanitare në rajon përmes Portit Ashdod dhe Portës Kufitare Beit Hanoun dhe se për ndihmat që vijnë përmes Jordanisë do të ofronte mundësinë për kalimin e më shumë ndihmave përmes Pikës Kufitare Karem Abu Salem (Shalom)./aa