Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele tha se 5 mijë "pasaporta falas" do t'u jepen punëtorëve të huaj me kualifikim të lartë si shkencëtarë, inxhinierë dhe mjekë.
Bukele ka bërë një deklaratë për këtë çështje në platformën e rrjeteve sociale X.
Ai njoftoi se 5 mijë "pasaporta falas" që korrespondojnë me rreth 5 miliardë dollarë do të jepen për shkencëtarët, inxhinierët, mjekët, artistët dhe filozofët e huaj. Bukele deklaroi se këta persona do të marrin statusin e plotë të shtetësisë, përfshirë të drejtën e votës.
Bukele tha se do të heqin taksat në këtë fushë në mënyrë që familjet dhe pasuritë e punonjësve të kualifikuar që aplikojnë për pasaporta të mund të zhvendosen në vend. Sipas tij, ky program do të ketë ndikim të madh në të ardhmen e El Salvadorit.
Sipas CNN, kjo nismë e El Salvadorit është bërë për të stimuluar ekonominë duke tërhequr investitorë të huaj në vend.
Për të stimuluar ekonominë, El Salvadori njohu Bitcoinin si "monedhë ligjore" në vitin 2021 dhe u bë vendi i parë që e vuri zyrtarisht atë në qarkullim./aa