Një nga autorët më të rëndësishëm bashkëkohorë, ishte mbrëmë në Qendrën Kombëtare të Librit e Leximit (QKLL). Peter Stamm shkrimtar zviceran, i mirënjohur në arenën ndërkombëtare, zhvilloi një bisedë me lexuesit e tij shqiptarë. Gjatë këtij takimi, të pranishmit biseduan me autorin e gjithashtu u lexuan pasazhe nga librat e tij, të botuar në shqip nga Alehp Klub, “Agnesa” dhe “Shpërfillja e ëmbël e botës”.
Peter Stamm ka shitur mbi 1.5 milionë libra dhe është përkthyer në 40 gjuhë, duke u bërë pa dyshim një nga autorët më të dashur dhe shumë i vlerësuar për lexuesit në mbarë botën.
Pas takimit letrar në QKLL, Peter Stamm sot zhvilloi një takim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, salla “Europa”, i ftuar nga Departamenti i Gjuhës Gjermane të Universitetit të Tiranës.
Ndërsa pasnesër ai do të udhëtojë drejt Shkodrës ku do të zhvillojë një takim në Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i ftuar nga Departamenti i Letërsisë./ata